Tetovës i shtohet edhe një hafize e re e Kuranit (VIDEO)

41

Tetovës i shtohet edhe një hafize e re e Kuranit Famëlartë pasiqë gjatë ditës së sotme nxënësja e mederesesë Isa Beu paralelja e shtrirë e vajzave në Tetovë Sara Sadiku me sukses të shkëlqyer e ka kryer hivzin gjegjësisht nxënien përmendësh të Kuranit Famëlartë.

Manifestimi i duasë së Hivzit është mbajtur në ambientet e xhamisë se lagjes Drenovec të Tetovës ku ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë Reis Ul Ulema Sulejman ef Rexhepi, Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Prof.Dr Qani ef Nesimi, një numër i konsiderueshëm i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë, familjarë, miq , dhe xhemat i xhamisë së Lagjes Drenovec.

Loading...

Imami i Xhamisë së Lagjes Drenovec Muhamed Xhemil Hoxha theksoi se ndjehet krenar që për të dytën herë me rradhë në xhaminë ku ai është imam po organizohet një dua hivzi.

Hafizja më e re e Kuranit Famëlartë Sara Sadiku nxënien përmendësh të Kuranit Famëlartë e ka vlerësuar si një dhuratë nga Allahu Fuqiplotë./Tv Koha

Fjalë rasti mbajti Kryetari i BFI-së Reis ul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi,si dhe Myftiu i Tetovës Qani ef Nesimi të cilët në emër të BFIM-së dhe Myftinisë së Tetovës përshëndetën të pranishmit dhe hafizes së re i shprehën urimet për hifzin e mbaruar .

Përndryshe mësimet e Kuranit Famëlartë gjegjësisht nxënien përmendësh nxënësja Sara Sadiku i ka ndjekur te mualimi Bekim ef. Sulejmani në mektebin e lagjes Drenovec që për herë të parë në historinë e Lagjes Drenovec të Tetovës nga ky mekteb del një hafize.

Memorizimin e Kuranit Famëlartë hafizja Sara Sadiku e ka mbrojtur përpara komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës në përbërje të Hafëz Ejup ef Selmanit, Hafëz Abdulbaki ef Kasami dhe Hafëz Abdurahim ef Murati përderisa duanë e hivzit e ka bërë Myftiu i Myftinisë së Gostivarit Shaqir ef Fetahu./Tv Koha