Tetovarja Drita Abdiu,femra e parë që merret me sportin e Paraglajdingut (VIDEO)

45

Kur flitet për adrenalinën, sportet ekstreme janë ato të cilat të parat na bien në mëndje, por të paktë janë guximtarët të cilët i provojnë ato shkruan Faktiditor.ch.

Paraglajdingu është një ndër sportet ekstreme më të popullarizuara në botë por smund të themi të njejtën për ne në Maqedoni. Fluturimi i lire me Velë apo Paraglajd është sport i aventurës, rekreativ dhe kompetitiv. Ky sport lindi si dëshirë për të fluturuar me kosto të ulët dhe nga vende lehtësisht të arritshme.

Loading...

Piloti mund të përshkojë distanca shumë të gjata dhe të ngjitet mijëra metra lartë duke shfrytëzuar rrymat e ajrit. Këto elemente të fluturimit e bëjnë fluturimin me paraglajd një përvojë të paharrueshme.

Ne si popull kemi qenë të përfaqësuar nga emra të ndryshëm pilotësh me famë në këtë sport por rrallë emra femrash.

 

Drita Abdiu nga Tetova, njëkohësisht maturante në gjimnazin “7 Marsi” ka shfaqur talentin dhe dëshiren e saj për Paraglajdingun.

Pilotja me e re në këtë sport e cila hapat e parë i mori nga veterani Mentor Saiti tek Klubi “Condor”, është shqiptarja e parë në Maqedoni e cila meret me sportin e Paraglajdingut.

Kjo është një aritje e madhe jo vetëm për Driten por njëherit edhe për shqiptarët e Maqedonisë të cilët tani kanë edhe përfaqësuesen e tyre të parë femër, në këtë sport që dita ditës po popullarizohet edhe në vendin tonë./Faktiditor. ch/