Shqiptarët e Sanxhakut, familja Latifoviq dhe pjesëmarrja e tyrë në demostratat e v.1968 në Tetovë

30

Familja shumëanëtarshe Latifoviq nga Novi Pazari(Tregu i Ri)shpërngulen në Tetovë në vitin 1955,destinacion më i lehtë ku merren “visikat”për shpërngulje në Turqi.Ambientimi i shpejtë i tyre në mjedisin tetovarë bën që, kjo familje plotësish të inkuadrohet dhe të mishërohet me mjedisin e ri dhe të harrojnë Turqinë…

Babai Jakupi(1909-1981),dhe e ëma Feride(1910-1983) prindër me tetë fëmijë,nga halli që ti ikin dhunës sërbe,(përshkak kapucit të bardhë që me kokëfortësi e mbante baba Jakupi në vendlindje)për të shpëtuar familjen, shpërgulen në Tetovë,me qëllim që më vonë të ikin në Turqi.Edhepse baba Jakupi nuk fliste mirë shqip ai, kapucin e bardhë, edhe në mjedisin e ri,nuk e hoqi.Atë pas një kohe e zëvendësoi me fes të zi përshkak se, në Tetovë kapuci i bardhë dhe boshnjakishtja që fliste ,e sillnin atë, shpesh në situata komike…Katër vajzat dhe katër djemtë, në shkollat që regjistruan, mësuan shpejtë gjuhët e mjedisit dhe ,me martesat e ndërsjella, plotësisht u bënë pjesë e pandarë e tetovarëve…

Loading...

Në demonstratat e vitit 1968,ata ishin pjesë aktive e tyre.Njëri nga ata më të theksuarit ishte djali më i madh,ZAIMI.

ZAIM LATIFOVIQ(1935-1983)

Demonstratat e 22 dhe 23 Dhjetorit të 1968, do mbahen mend edhe për guximin që në to tregon Zaim Latifoviqi.Ai ia grabit milicit automatikun,e shtrin për toke dhe si panter, canë kordonin e milicisë dhe, me disa hapa kërcen mbi kamionin e zjarfiksëve.Zjarfiksi,i quajtur Jordan,korpulent dhe i fuqishëm, tenton që ta flakë Zaimin në tokë.Ndodh e kundëta.Zaim,mjeshtër muratorë ,gjithmon me vete ka mbajtur gërshërë pune.Me to shpejt e shpejtë i pret zorët e topit të ujit dhe e asgjason atë.Mos ta bënte këtë,në temperatura nën xero,epilogu i demonstruesve do të ishte shumë i keq…

Zaimi dënohet me pesë vjet burg ku, nga rrahjet shpesh në qeli është sjellë i alivanosur.Qëndrimi i tij në burg dhe vecmas në gjykim, ka qenë burërorë.Prindërit e tij,e ëma në përcjellje të të atit,dy herë u bashkangjiten protestave të grave shqiptare në të gjitha institucionet federative në Beograd.Falë këtyre protestave,me ultimatum të kabinetit të Titos në Shtëpinë e Bardhë në Dedinje,si të gjith të dënuarit,edhe Zaimi lirohet nga vuajtja e dënimit(Qershor 1970)…

Pas burgut Zaimi bën jetë të rëndë muratori.Sëmuret rëndë dhe vdes në v.1983… FADIL LATIFOVIQ(1935-2018)
(Vëllau i Zaimit),Pasi del Zaimi nga burgu,në Carshi të Epërme e sheh rastësisht Jordan zjarfikësin që në gjykimim e ngarkon rëndë me akuza Zaimin.I papërnbajtur ,e sulmon atë fizikisht derisa e shtrinë si të vdekur për toke.Falë rethanave lehtësuese,gjygji veprën e cilëson si kundërvajtje.Dënohet me një muaj burg.

Sot kjo familje sanxhaklinjësh, gëzon respekt të vecantë në Tetovë.Nipërit dhe mbesat e tyre mësojnë shqip dhe, jan nxënës e student të zellshëm përkundër jetës së tyre tejet modeste ekonomike…

Tetova dhe tetovarët këtë familje dhe gjith sanxhaklinjët tjerë, duhet përherë ti kujtojnë si pjesë përbërëse të historisë së Tetovës.Ata jan tetovarë të vyrtytshëm.Ata këtu lindin,martohen,shtohen e mplaken.Të përbashkëta i kemi edhe varret.