Shkëndija mund Shkupin dhe del në pozitën e parë në tabelë

17

Kampioni aktual Shkëndija me fitoren prej 3-0 ndaj FC Shkupit në derbin shqiptar dhe kiksit të Vardarit, e cila luajti baras 1-1 me Bellasicën, është lider i ri i kampionatit vendor”. Me 28 pikë, por me golaverazh më të mirë, kuqezinjtë i prinë renditjes tabelore me 28 pikë të grumbulluara, respektivisht me tetë fitore, katër barazime dhe vetëm një humbje si dhe me golaverazh 30-12, transmeton TV21.

Në ndeshjen e sotme ndaj Shkupit, djemtë e trajnerit Qatip Osmanit ishin superior duke shënuar tre gola në portën e Aleksovskit edhe atë dy në pjesën e parë nëpërmjet Fazli dhe Eminit, derisa në të dytën golin e vetëm e shënoi Alimi.

Loading...

Fitore të rëndësishme ka arritur Renova ndaj Makedonija Gj.P. si mysafir me 1-2. Edhe pse të parët në epërsi kaluan nikoqirët, bardhekaltërit nga Tetova me golat e Stojanovskit dhe Ramadanit përmbysën rezultatin në 1-2.