Kongresisti amerikan mik i Serbisë që ishte pro korrigjimit të kufijve, humb në zgjedhje

23

Kongresisti republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, mik i Serbisë, ka humbur ulësen në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e djeshme. Sipas njoftimeve, kundërshtari i tij Harley Rouda, si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka fituar me 50.7 për qind të votave.
Rohrabacher, përkrahës i Presidentit Trump, është i njohur për deklaratat proruse e proserbe.

Ish-kongresisti ka qenë nga përkrahësit e hershëm të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi si zgjidhje.

Loading...

Para një jave, bashkë me 7 kongresistë të tjerë i ka shkruar Sekretarit të Jashtëm të SHBA-ve Pompeo një letër, përmes së cilës i kërkohej administratës amerikane që të përkrahte zgjidhjen e propozuar serbe për këmbim territoresh.

Kongresisti i ri nga Kalifornia, Harley Rouda, ka qenë përkrahës i republikanëve deri para dy vitesh. Rohrabacher ka qenë kongresist në tri dekadat e fundit.